Secondary Adv

Emigrantet sollen 7 miliarde euro remitanca brenda nje dekade

Më shumë se 7 miliardë euro kanë sjellë emigrantët në formë e remitancave në vendin tonë brenda një dekade (2013-2022).

 

Vetëm në gjashte muajit e parë të këtij vitit dërgesat e emigrantëve për të afërmit e tyre arritën në 444 milionë euro, duke kapur vlera rekord vit pas viti.

 

Por ndikimi i diasporës në ekonominë Shqiptare sipas Ministrit të Financave Ervin Mete nuk duhet të jetë vetëm nëpërmjet remitancave.

 

“Përtej dërgimit të remitancave, diaspora shqiptare ka potencial për të promovuar sipërmarrjen dhe investimet e huaja direkte. Në këtë kontekst, ekzistojnë mundësitë dhe hapësirat për një përfshirje edhe më të gjerë të diasporës, përmes projekteve dhe investimeve në sektorët prioritarë”, tha Mete.

 

Ministri, kërkoi që institucionet vendase dhe dhoma Biznesit të Diasporës, të punojnë për të gjetur alternativa për të shtuar prezencën e emigrantëve në ekonomi.

 

“Diaspora përfaqëson një kapital të madh njerëzor, social dhe ekonomik, i cili nëse vihet në funksion në mënyrën e duhur, mund të sjellë përfitime të shumëfishta për ekonominë e vendit, por edhe për kontribuuesit nga Diaspora.

 

Besoj se duhet të kalojmë në konkretizim, duke angazhuar strukturat që janë ngritur, Dhomën e Biznesit të Diasporës, Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës,

 

që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të përkthejmë eksperiencën dhe mësimet e nxjerra gjatë kësaj periudhe në veprime konkrete që bazohen në modelet më të mira që kanë funksionuar edhe në vendet e tjera”, u shpreh Ministri i Financave.

 

Diaspora tha ministri është ambasadorja më të mirë të Shqipërisë nëpër botë dhe ka rol të posaçëm edhe në procesin e integrimit evropian.

 

“Sipërmarrësit, personalitetet, profesionistët shqiptarë, të cilët janë integruar në shtetet ku jetojnë, janë ambasadorët më të mirë të vendit, si në kuadër të imazhit, ashtu edhe sa i përket kontributit konkret që mund të japin në këtë proces të rëndësishëm”, tha Mete./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat