Secondary Adv

Miratohet struktura e re e pagave ne Bashkine e Tiranes, ja kush perfiton rritje

Mes projektvendimeve që ka propozuar Bashkia e Tiranës për tu miratuar në Këshillin Bashkiak është edhe ai për strukturën e re të pageve. Janë ndryshuar pagat për disa kategori, por ajo që bi në sy është se kryebashkiaku Erion Velaij nuk do të rritë pagën e tij. Ai do të përfitojë 174 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa nënkryetarët e bashkisë do të marrin 140 mijë lekë në muaj.


Struktura
Gjithashtu janë miratuar edhe nivelet e reja të pagave për specialistët, përgjegjësit e sektorit dhe drejtorët, të cilat variojnë nga 35 500 deri në 118 mijë lekë.


Policia Bashkiake
Një inspektor i Policisë Bashkiake do të përfitojë 69 150 lekë, ndërsa punonjësi i policisë do marrë 52 500 lekë. Punonjësi i Policisë Bashkiake në njësitë administrative deri me 20 mijë banorë do marrë nga 41-43 mijë lekë.


Shtesa
Punonjësit do të marrin edhe shtesë në pagë në bazë të vjetërsisë që kanë në punë, por edhe në bazë të llojit të diplomës që kanë. Struktura e re e pagave e cila pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i shtrin efektet financjare nga data 1 maj 2016.


Më të lexuarat