Secondary Adv

Ekonomi: Investimet e huaja direkte jane ne rritje

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, deklaroi se tendencat e investimeve të huaja direkte janë në rritje.


Numri i ndërmarrjeve, të vogla dhe të mesme, që operojnë në kuadër të investimeve të huaja direkte, është rritur me 13 për qind, ndërsa numri i të punësuarve në këto biznese falë dhe luftës që ne kemi bërë kundër informalitetit, është rritur me 33 për qind, tha ajo në një intervistë për ABC News.
“Tendencat e investimeve të huaja direkte janë në rritje dhe, nga ana tjetër, duke sjellë dhe një filozofi pune që është një filozofi që ka diversifikim, që vjen si presion mbi atë të vendi tonë, të lehtëson shumë të kesh dhe një konektivitet më të mirë dhe të bësh biznes më mirë”, theksoi ajo.


Duke folur për turizmin, Ekonomi tha se jemi duke punuar për ta bërë sezonin më atraktiv dhe për të pasur më shumë rritje në numrin e turistëve e për t’i dhënë dimensionin që meriton turizmi si një nga shtytësit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit. “Për këtë arsye, përveçse po plotësojmë gjithë kuadrin rregullator që lind si detyrim nga ligji i ri “Për turizmin”, i vitit 2015, po punojmë me ato bashki që kanë breg ujor, qoftë detar, liqenor apo edhe lumor, që të bëhen gati për një sezon edhe më të përshtatshëm turistik”, tha Ekonomi.Sipas Ekonomit, të dhënat që vijnë nga Organizata Botërore e Turizmit dhe e Udhëtarëve tregojnë që numri i të punësuarve në turizëm në vitin 2016 në Shqipëri, parashikohet të rritet me 5500 vende të reja pune.


Më të lexuarat