Shiu i dendur shkakton renie guresh dhe inertesh, ARRSH: Ja asket problematike
Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh.
Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë,
Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
ARRSH njofton se në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./Burimi: Balkanweb