Secondary Adv

Tatimi mbi te ardhurat personale arrin nivelin rekord te 10 viteve

Rritja e pagave në sektorin publik, përpos rritjes së të ardhurave mujore për të punësuarit, ka sjellë më shumë përfitime edhe për buxhetin e shtetit. 

 

Arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale ku pjesën më të rëndësishme e zënë pagat, në periudhën Janar-Tetor 2023 shënohen në nivelin e 48.4 miliardë lekëve, duke shënuar rekordin e dekadës së fundit.

 

Rritja krahasimisht me 10 mujorin e një viti më parë është afro 10.7 miliardë lekë, ndërsa kjo diferencë thellohet ndjeshëm krahasuar me vitet e përparshme.

 

Nëse do të marrin në krahasim rritjen mujore të tatimit të arkëtuar nga atë ardhurat personale, që nga hyrja në fuqi e pagave të reja për administratën publike gjatë këtij viti, vihet re se kapërcimi për çdo muaj është mesatarisht 1.1 miliardë lekë apo 11 milionë dollarë.

 

E thënë ndryshe, efektet në buxhet nga reforma e rritjes së pagave rezulton afro 1.1 miliardë lekë më shumë të ardhura në muaj apo 13.2 miliardë lekë në vit.

 

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka planifikuar sërish rritje pagash për arsimtarët, bluzat e bardha, punonjësit me grada dhe ata të administratës, e cila nga Korriku dhe në vijim ka koston e 11 miliardë lekëve për vitin 2024.

 

Por një pjesë e kësaj rritje do të kthehet sërish në buxhet përmes pagesë së tatimit mbi të ardhurat personale, pasi qytetarët do të paguajnë më shumë tatim. Nga 1 qershori qeveria ndryshoi formulën e taksimit të pagave, ku u zerua  norma tatimore për pagat nga 0-50 mijë lekë.

 

Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme, që është në nivelin 15 për qind, si dhe tatimi mbi qiratë.

 

Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat.

 

Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë  me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH dhe përbën afro 26.7% të totalit të të ardhurave tatimore./Burimi: SCAN


Më të lexuarat