Secondary Adv

OKB: Rreth 75 per qind e popullsise se Gazes eshte e zhvendosur

Rreth 1.8 milionë njerëz, e barabartë me 75% të popullsisë së Rripit të Gazës, janë të zhvendosur brenda vendit.

 

Deklarata është bërë nga agjencia e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA). Buletini i mëparshëm Ocha fliste për 1.7 milion njerëz të zhvendosur, megjithëse “marrja e një llogaritjeje të saktë është e kushtueshme” specifikon agjencia e OKB-së, e cituar nga media të ndryshme.

 

Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e më shumë zonave përreth qytetit të dytë më të madh të Gazës, Khan Younis, të dielën, pasi e zhvendosi ofensivën e saj në gjysmën jugore të territorit ku thotë se shumë liderë të Hamasit janë fshehur./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat