Secondary Adv

Kumbaro: Aplikimet per menaxhimin e stacioneve te plazhit deri ne 6 dhjetor

Ministrja e Turizmit u shpreh se aplikimet online në e-Albania do të vazhdojnë të jenë të hapura deri më datë 6 dhjetor.

 

Ajo nënvizoi se, të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

 

Kumbaro ndau edhe një video-udhëzim, ku të interesuarit mund të gjejnë të gjithë hapat që duhen ndjekur për të kryer me sukses aplikimet, duke garantuar një proces efikas, transparent dhe të sigurt, si e vetmja mënyrë për të operuar si stacion plazhi i menaxhuar./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat