Secondary Adv

Skenaret per 2024, cmimet e naftes mund te arrijne deri ne 100 dollare per fuci

Çmimet e naftës mund të arrijnë deri në 100 dollarë për fuçi në vitin 2024, nëse disa nga vendet anëtare të OPEC+ ndjekin angazhimin e tyre për të ulur prodhimin.

 

Kjo vlerësohet nga aktorët e tregut, pas vendimit të disa anëtarëve të OPEC+ për të ulur prodhimin e tyre.

 

Deklarata e lëshuar nga OPEC+ pas takimit javën e kaluar nuk përfshinte ndonjë angazhim zyrtar për të ulur prodhimin, por premtimi i këtyre vendeve është i barabartë me një ulje të prodhimit prej 2.2 milionë fuçi në ditë në gjysmën e parë të 2024.

 

Kërkesa është sërish për rritjen e çmimit të “arit të zi”, edhe pse përpjekjet e deritanishme të vendeve prodhuese të naftës duket se po dështojnë.

 

Çmimet mbeten në nivele të ulëta krahasuar me aspiratat e OPEC-ut, edhe në dy muajt e fundit dhe ndërkohë që në Lindjen e Mesme po zhvillohet një luftë e re, e cila kërcënon të përfshijë vendet anëtare të tij.

 

Arabia Saudite ishte e para që njoftoi objektivin e saj për të ulur prodhimin me 1 milion fuçi në ditë deri në fund të vitit 2024. Rusia njoftoi se në të njëjtën periudhë do të ulë prodhimin e saj me 300.000 fuçi në ditë dhe me 200.000 fuçi produkte nafte.

 

Iraku gjithashtu me 223.000 fuçi në ditë, Emiratet e Bashkuara Arabe me 163.000 dhe Kuvajti me 135.000. Aktorët dhe analistët e tregut, përfshirë Goldman Sachs, vlerësojnë se nëse këto shtete anëtare mbajnë premtimet e tyre, çmimet e naftës do të rriten.

 

Megjithatë, është fakt se përpjekjet e vendeve prodhuese të naftës për të shtyrë çmimet në rritje kanë rënë në vesh të shurdhër që nga tetori i 2022, dhe megjithëse kriza energjetike ishte ende në vazhdim, e cila filloi në verën e 2021 dhe u përkeqësua nga Pushtimi rus i Ukrainës dhe sanksionet perëndimore kundër Moskës.

 

Shkak i dështimit të grupimit ndërkombëtar është shqetësimi i përhapur për tepricën e naftës bruto që ekziston në tregun botëror, ndërkohë që ekonomia botërore po ngadalësohet, duke e mbajtur kërkesën në nivele të ulëta./Burimi: SCAN


Më të lexuarat