Secondary Adv

Paketa fiskale 2017, biznesi propozon ulje taksash nga 15 ne 10 per qind

Ulja e taksave do të përbëjë shtyllën kryesore të propozimeve të biznesit për paketën fiskale për 2017. Vera do të jetë e nxehtë edhe për debatet mes qeverisë dhe sipërmarrjes për taksat, pasi deri më tani, Minisria e Financave nuk kanë dhënë asnjë shenjë për ulje të tyre.

 

Përfaqësuesit e biznesit deklarojnë se kanë gati listën e propozimeve që do të dorëzohet në dikasterin e Financave dhe ku në unison do të kërkohet që barra fiskale të zbresë nga 15 në 10%, pasi vetëm kështu sipërmarrja shqiptare dhe ekonomia mund të bëhen konkurruese.Biznesi do t’i kërkojë në unison qeverisë uljen e taksave vitin e ardhshëm. Ndërsa Ministria e Financave ka hapur procesin për dorëzimin e kërkesave për paketën fiskale 2017, përfaqësuesit e shoqatave të biznesit rendisin në krye të listës së propozimeve uljen e barrës fiskale në 10%.


Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: Është momenti që ne të kalojmë në barrë fiskale më të ulët, të ngjashëm për tu rikthyer konkurrent me vendet e tjera, të thithin investimet e vendit dhe te huaja. 10% nuk mund të jetë me e lartë se 10%, më poshtë mund të jetë se jemi prapa tashmë. Dështimi në tre paketat fiskale të mëparshme e bën të detyrueshme këtë lëvizje.


Bujar Bendo, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë:  Kërkojmë që në këtë lloj situate duhet që të bëhet ulja e taksave. Për tatim fitimin kërkojmë që të kalojë prap në nivelin 10% dhe taksën e dividentit po ashtu në nivel 10%. Kërkesa të tjera që sipërmarrja do t’i paraqesë qeverisë kanë të bëjnë me saktësime në zbatimin e ligjeve, aty ku paraqiten edhe problemet më të mëdha në raport me administratën fiskale dhe që kanë të bëjnë kryesisht nga intepretimet.


Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve: Deri tani si shoqatë kemi listuar mbi 20 problematika të cilat janë të lidhura me mënyrën abuziviste të aplikimit të legjislacionit pasi kjo krijon edhe deformimin më të madh, ndërsa problem tjetër është i lidhur me politika të bëra nga qeveria sic janë krijimi i lehtësirave për investime prodhuese dhe krijimi i lehtësirave për thithjen e investitorëve të huaj.


Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: Kusht shumë i rëndësishëm është që politika fiskale në Shqipëri duhet të jenë të qëndreshme në kohë.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka artikuluar së fundmi më shumë se një herë se vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje taksash, por vetëm lehtësi procedurash, çka mund të interpretohet se nuk ka hapësira as për uljen e tyre, pavarësisht se kjo do të jetë edhe kërkesa kryesore e biznesit.


Më të lexuarat