Secondary Adv

OKB pritet te votoje sot per armepushim te menjehershem ne Gaza

Asambleja e Përgjithshme e OKB do votojë sot për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, disa ditë pasi SHBA vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme.

 

Drafti aktual i propozuar u paraqit nga një grup prej 20 vendeve arabe dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik. Asnjë vend nuk ka të drejtën e vetos në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh.

 

Megjithatë, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, megjithëse ato pasqyrojnë opinionin global.

 

Që nga fillimi i luftës, Këshilli i Sigurimit ka dështuar gjashtë herë për të miratuar një rezolutë që kërkon një armëpushim për shkak të mosmarrëveshjeve midis 15 anëtarëve të tij./Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat