Secondary Adv

SPAK dergon kerkesen ne Kuvend, kerkon heqjen e lirise per ish-kryeministrin Berisha

SPAK i kërkon autorizimin Kuvendit për deputetin Sali Berisha në hetim për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

 

Në kërkesën e SPAK shkruhet se kërkohet zëvendësimi i masës së sigurimit shtrëngues 'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalim dalje jashtë vendit' me atë të 'arrest në burg' ose në 'arrest shtëpie”.

 

Kërkesa e drejtuar nga Altin Dumani:

E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!

'Te nderuar Deputete te Kuvendit!

Mbèshtetur ne nenin 73 te Kushtetutes se Republikes si Shqiperise, nenin 231, 260, 288, 289 tE K.Pr. Penale, si dhe ne Rregulloren e Kuvendit te Republikes st Shqipërise, nenet 13 dhe 118, bashkelidhur ju percjellim kerkesen per dhenien e autorizimit nga Kuvendi i Republikes se Shqipèrise, per arrestimin/heqjen e lirise se deputetit Sali BERISHA, nepërmjet zèvendesimit te masës se sigurimit personal shtrêngues nga ajo e "Detyrimit për t'u paragitur ne policine giygèsore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim i daljes jashte shterit" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ne ate te arrestit ne burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 te K.Pr.Penale, ne kuadrin e procedimit penal nr. 287 te vitit 2020, te Prokurorise se Posagme Kunder Korrupsionit de Krimit te Organizuar Tiranë.

 

Githashtu ne respektim te nenit 288 pika 2, te K.Pr.Penale, bashkalidhur geni relacionin e arsyetuar, te shogèruar me provat përkatèse. Berisha nuk eshte paraqitur ne SPAK, në tri datat e caktuara 6 nentor,  20 nentor dhe 4 dhjetor./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat