Secondary Adv

NATO rrit buxhetin, shpenzimet ushtarake 12 per qind me te larta ne 2024

NATO njoftoi rritjen e buxhetit për vitin 2024 për shpenzimet ushtarake në 2.03 miliardë euro ( +12%) dhe për shpenzimet civile në 438.1 milionë euro (+18.2%).

 

Në një deklaratë, Aleanca Euro-Atlantike argumenton se duke rritur dhe zgjeruar përdorimin e financimit nga shtetet anëtare, aleatët do të jenë në gjendje të trajtojnë në mënyrë më efektive sfidat e përbashkëta të sigurisë.

 

Buxheti i shpenzimeve civile mbulon fondet për personelin administrativ, kostot operative dhe planifikimin e programit.

 

Ndërsa, buxheti ushtarak mbulon kostot operacionale të selisë së Aleancës dhe koston e misioneve dhe operacioneve në mbarë botën./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat