Secondary Adv

Punime ne Lotin 3 te Unazes Lindore, te shtunen aksi i bllokuar

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se ditën e shtunë, 16 dhjetor, do të mbyllet aksi nga Rrethi i Shkozës te Xhamia në Farkë pasi hidhet asfalti.

 

Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër.

 

“Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi  Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë”, njofton ARRSH./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat