Secondary Adv

Cmimet per prodhuesit e energjise, caktohet vlera per vitin 2024

Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2024 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. 

 

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet për vitin që vjen, ndërkohë që vlera ka mbetur e pandryshuar me atë që është aktualisht.

 

Gjatë mbledhjes së Bordit, u bë me dije se në bazë të përllogaritjeve vlera sipas treguesve që janë pjesë e formulës rezulton të jetë më e lartë, por ky është çmimi maksimal, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Vendimi i qeverisë që përcakton metodologjinë e caktimit të çmimit, vendos edhe tavanin që mund të aplikohet në këto raste. 

 

Deri në mesin e shkurtit të këtij viti çmimi tavan ishte 8.5 lekë/ kWh, por ai u ndryshua përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, duke u rritur në 10 lekë/ kWh.

 

Te prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike futen centralet me fuqi të instaluar deri në 15 MW./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat