Secondary Adv

Industria ne veshtiresi, bie me 14.4 per qind prodhimi, ngadalesohet edhe ndertimi

Sektori i industrisë, që zë rreth 9% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) po kalon një situatë tepër të vështirë.

 

Të dhënat e INSTAT për statistikat afatshkurtra në prodhimin e të mirave tregojnë se sektori po shënon një rënie dyshifrore të shitjeve e prodhimit në volum, çka po reflektohet në uljen e numrit të të punësuarve, ndërkohë që janë të detyruar të rrisin pagat.

 

Ecuria e sektorit konfirmon të dhëna të tjera si tkurrjen e eksporteve, apo dhe ankesat e vazhdueshme të industrisë me material porositësi që po goditen nga zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove të fuqisë punëtore.

 

Tkurrja e industrisë ka ardhur si nga ajo nxjerrëse (-38.3%), ashtu dhe ajo përpunuese (-6.7%). Ngadalësim ka shënuar dhe ndërtimi, që deri tani ka qenë një nga sektorët kryesorë që ka nxitur rritjen ekonomike.

 

Statistikat afatshkurtra janë treguesi më i hershëm i ecurisë së prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Shitjet në ndërtim u rritën vetëm me 0.2% në tremujorin e tretë me bazë vjetore, ndërsa volumi i prodhimit me 2.6%. Ndërsa në tremujorin e dytë shitjet në ndërtim ishin rritur me 5.2% dhe prodhimi me 6.5%.

 

Industria me rënie të thellë

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 14,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 17,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ngadalësohet edhe ndërtimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/renie-e-forte-e-industrise-bie-prodhimi-me-14-4-fillojne-shkurtimet-e-punonjesve-ngadalesohet-dhe-ndertimi/


Më të lexuarat