
Efekti i turizmit, gjallerohet tregtia me pakice ne tremujorin e trete
Tregtia me pakicë është gjallëruar në tremujorin e tretë të vitit, që përkon me periudhën kur vendi u kthye në një destinacion të preferuar turistik, që kulmoi në gusht.
Në total në tremujorin e tretë të vitit hynë nw vend 4.8 shtetas të huaj, sipas INSTAT, të cilët nxitën konsumin në bare e restorante, supermarkete, apo dhe transport, pasi një pjesë e tyre preferuan makinat me qira.
INSTAT raportoi se Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë, arriti 145.1 duke shënuar një rritje 5,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.
Ky tregues i përshtatur sezonalisht ështe rritur 1,5 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2023 është rritur me 4,6 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2022.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.
Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4,5 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 6,5 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.
Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë
Në ndryshimin vjetor prej +5,6 %, në tremujorin e tretë 2023 ndaj tremujorit të tretë 2022, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:
Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ka kontribuar me +2,2 pikë përqindje.
“Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1,8 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me +1,6 pikë përqindje.
Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i përshtatur sezonalisht
Në tremujorin tretë 2023, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 1,9 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 0,6 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, është rritur me 1,2 %, kundrejt tremujorit të dytë 2023.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/efekti-i-turizmit-gjallerohet-tregtia-me-pakice-ne-tremujorin-e-trete/
Më të lexuarat








