Secondary Adv

Shqiperia 1 mld euro ndihme nga BE, Mete: Rimbursim total i TVSH per bizneset

Shqipëria do të përfitojë 1 miliardë euro fonde nga Bashkimi europia në kuadër të Planit të  Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Investimeve  ministri i Financave Ervin Mete u ka bërë thirrje biznesve që të hartojnë projekte për të përfituar nga kjo nismë.

 

Po ashtu kreu i financave  i bëri apel tatimeve që të përshpejtojnë procedurat për rimburisimin e TVSH në mënyrë që të mos ketë asnjë detyrim të mbartur për vitin e ardhshëm

 

Këshilli i Investimeve u mblodh nën drejtimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, me temë diskutimi “Konsultimi i reformave strukturore të Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026”.

 

Ekonomia shqiptare ka pasur një performancë pozitive Në vitin 2023  ku investimet e  huaja direkte  arritën në 1.1 miliardë euro për 9-mujorin, papunësia u ul në 10.5 % si dhe numri i vizitorëve deri në nëntor arriti në 9.5 milionë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat