Secondary Adv

TIA rekord historik, 7 mln pasagjere vetem gjate 2023

Tirana International Airport ka arritur shifrën e 7 milion pasagjerëve për vitin 2023.

 

Duke shënuar kështu, rekordin më të lart historik që ky aeroport ka patur brenda një viti.

 

Pasagjeri i 7-miliontë udhëtoi nga Tirana në Pragë, me linjën ajrore Wizz Air, duke shënuar një moment të rëndësishëm në suksesin e vazhdueshëm të aeroportit.

 

Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.

 

“Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave low cost.

 

Pasagjeri i 7 miliontë ndodhet në këtë fluturim të Wizz Air, për në Pragë”, deklaroi z. Piervittorio Farabbi, Drejtori Operativ i Tirana International Airport.

 

Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale,

 

Tirana International Airport mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat