Rreth 7.1 mln mWh energji u prodhuan gjatë 10-mujorit të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend.
Duke tejkaluar sasinë e gjeneruar gjatë gjithë vitit të kaluar, ku përgjatë 12-muajve u gjenerua 7 mln mWh energji.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga hidorecentralet e Kaskadës së Drinit me 61.2 % të energjisë totale.
Gjithsesi, niveli i liqenit të Fierzës në Kaskadën e lumit Drin ra nën mesataren historike në muajt gusht, shtator dhe tetor, teksa gjatë kësaj periudhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare importoi energji, për plotësmin e nevojave konsumatore.
Ndërkaq, ka vijuar prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar vijon të mbetet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike.
Në total këto impiante prodhuan 55 678 mWh energji, duke shënuar rritje të lehtë në raport me vitin 2022, ku përgjatë 12-mujave prej këtyre impianteve u prodhua 51 260 mWh energji.
Ndërkaq, konsumi total i energjisë për 10 – mujorin arriti në rreth 6.43 mln mWh energji, duke mbetur në thuajse të njëtët nivele të vitit 2022.
Sa i takon niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 10 – mujorin u regjistrua në 18.7 %, ndërkohë që niveli i arkëtimeve, deri në muajit tetor rezulton në 99.3% e faturave të gjeneruara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike./Burimi: Scan tv