Secondary Adv

Cmimet ne Shqiperi kapercejne kufirin e BE, 4.5 per qind inflacioni ne nentor

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në Nëntor regjistrohet në 4.5%.

 

Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni për muajin nëntor të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 3.9%. Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet mes 15 shteteve me normën vjetore më të lartë të rritjes së çmimeve.

 

Këtë e pohojnë edhe shifrat e këtij treguesi për muajin Nëntor, ku rezulton se norma e inflacionit në vendin tonë ka kaluar normën e inflacionit në Bashkimin Europian.

 

Mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për të njëjtin muaj regjistrohet në 3.1%, ndërkohë që në Shqipëri kjo normë arrin në 4.5%.

 

Turqia, Çekia dhe Serbia renditen si shtetet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 62.1%, 8% dhe 7.9% përkatësisht, pasuar nga Hungaria dhe Islanda me 7.4% dhe 6.9%.

 

Maqedonia e Veriut dhe Kosova renditen poshtë mesatares së Bashkimit Europian sa i përket rritjes së çmimeve me një normë të inflacionit në 3% dhe 2.9% respektivisht.

 

Ndërkohë, vetëm Belgjika ka regjistruar rënie të çmimeve në muajin Nëntor pasi treguesi i indeksit të çmimeve të konsumit fiksohet në -0.8%./Burimi: Scan


Më të lexuarat