Secondary Adv

VKM: Shtese fondi 1 mld leke per institucionet e pavarura, 822 mln leke per Drejtesine

Këshilli i Ministrave vendosi një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj. 

 

Këshilli i Ministrave vendosi sot një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj.

 

U akordua fondi shtesë në zërin e shpenzimeve korrente në masën një miliard lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për kompensimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për diferencën e pagës në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

 

Ajo çfarë vihet re është se pjesa më e madhe e fondit shkon për institucionet e drejtësisë, konkretisht 822 milionë lekë. 

 

Institucionet që përfitojnë:

 

- Më konkretisht, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej katërqind milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 10 dhjetë milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej treqind e pesëdhjetë milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej dy milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej njëzet e pesë milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej njëzet e dy milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej trembëdhjetë milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej katër milionë lekësh.

 

- Për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej pesëdhjetë e katër milionë lekësh./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat