Vendimet e Qeverise: Miratohen dietat per punonjesit e Policise, page shtese per zjarrefikesit
Për herë të parë punonjësve të policisë së shtetit do u paguhet trajtimi ushqimor.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se çdo punonjës i Policisë së Shtetit do të paguhet me rreth 118 000 lekë të reja për të përballuar koston e dietave të cilët nuk ishin paguar deri më tani për vitin 2023.
Ndërkohë, po ashtu qeveria do t’i paguajë një rrogë shtesë shpërblim të gjithë zjarrfikësve, ndërsa dy rroga shpërblim atyre zjarrfikësve të cilët ndihmuan në përballjen me zjarret në Greqi.
“Qeveria shqiptare sapo ka miratuar vendimin për të shlyer një detyrim prej shumë kohësh ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, që lidhet me pagesën e ushqimit për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, përgjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrës së tij”, tha Balla.
“Bëhet fjalë për gjatë orarit të punës dhe po ashtu për gjatë gjithë kohës, kur bëhet fjalë në angazhimin e punonjësve të policisë së shtetit, në misione, operacione, apo dhe në përballimin e situatave të emergjencave civile.
Këtu dua të sqaroj se në rastin e 22 ditë pune në muaj, apo 264 ditë në vit, çdo punonjës i Policisë së Shetit do marri pagesë për një vakt ushqimor. Shkon 22 ditë pune, në 12 muaj, 264 pagesa, shumëzuar 450 lekë, për vitin 2023 çdo punonjës do të marri 118 000 lekë të reja, që ishte detyrimi për vitin 2023.
Është shpërblimi më i madh që mund të ketë marrë ndonjëherë një punonjës i Policisë së Shtetit”, shtoi Balla.
“Dhe gjithashtu dua t’ju informoj se në rastet e angazhimit në operacione, pagesa ndryshon, është më e lartë se kjo. Lajmi i mirë tjetër që dua të ndaj me ju, është mirënjohja që qeveria u jep të gjithë zjarrfikësve, në të gjithë territorin.
Sapo miratuam një shpërblim për punonjësit zjarrfikës, të angazhuar të një situate të vështirë të kaluar gjatë kësaj vere, i falënderoj në emër të qeverisë dhe kryeministrit”, vijoi Balla.
“Dhe qeveria do t’i transferojë menjëherë të gjitha bashkive të vendit fondin në mënyrë që para natës së vitit të ri të gjithë punonjësit zjarrfikës të marrin shpërblimin e një page mujore.
Këtu dua të nënvizoi se të gjithë zjarrfikësit shqiptarë të angazhuar në misionin për ti ardhur në ndihmë shtetit dhe popullit grekë gjatë përballjes me zjarret, për ta shpërblimi do të jetë 2 paga mujore”, nënvizoi Balla./Burimi: Scan TV