Ekonomia vazhdon rritjen, 3.46 per qind me shume te ardhura, ndikoi administrata
Rritja e pagave në administratë dhe shtitblerja e pasurive të paluatshme kanë sjellë rritjen me 3.4 për qind të ekonomisë.
Në raportin e Instat raportohet ndikim i lehtë nga turizmi, por dhe një stanjacion në bujqësi.
Ekonomia e vijoi të rritet edhe ne 3 mujorin e trete te vitit Duke prekur nivelin e 3.46%.
Ndryshe nga më parë administrata publike, shëndetësia dhe arsimi janë në vend të parë, kjo për shkak edhe të rritjes së pagave.
Me një veprim të tillë edhe të ardhurat në buxhet prejt taksës së të ardhurave janë rritur.
Ndërtimi dhe shitblerja e pasurive të palujatshme vijojnë të kenë shtesë të qëndrueshme si në qarkullimin e të ardhurave dhe në punësim.
Megjithate ajo cka vihet re ne raport eshte se edhe pse bumi turistik shenoi kulmin gjate periudhes korrik gusht, sektori i akomodimit dhe sherbimit ushqimor duket se ka ngadalsuar kontributin e saj me 0.24% ne rritjen ekonomike.
2 sektorë te tjere serisht mbeten ne rrezik, bujqesia me rënie prej 0.17% dhe industria nxjerrese me 0.34% më pak, kjo per shkak te zhvlersimit te euros.
Edhe konsumi, pavarsisht nivelit te larte te inflacionit, ka shenuar rritje me 2.06%.
Kujtojme se Banka e Shqiperise ka parashikuar qe rritja ekonomike pritet te vijoje edhe vitin e ardhshëm./Burimi: Ora News