Secondary Adv

Shqiperia vendos hapjen e ambasades ne Bosnje dhe Hercegovine

Këshilli i Ministrave ka vendosur  gjatë mbledhjes së të enjtes hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

 

Mësohet se shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.

 

Vendimi i qeverisë:

V E N D O S I:

Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

 

Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.

 

Kujtojmë që shumica e shqiptarëve tradicionalisht jetojnë në Sarajevë. Madje, historia ka treguar që në vitet 1970–1981, në Sarajevë, ka ekzistuar një shkollë e arsimit fillor në gjuhën shqipe, shkolla “Bane Šurbat” në Gërbavicë./Burimi: abcnews.al

 


Më të lexuarat