Secondary Adv

Leku e mbyll vitin me triumf, me i forte se euro dhe dollari

Monedha kombëtare triumfoi gjatë këtij viti mbi euron e dollarin.

 

Leku e mbyll vitin me forcim të ndjeshëm ndaj valutave. Këtë të premte, që mbyllen edhe publikimet e kursit zyrtar për këtë vit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye me 103.88 lekë ose rreth 10.3 lekë më pak se në dhjetor të vitit të kaluar.

 

Ndërsa kundrejt dollarit, leku është 13.1 pikë më i shtrenjtë se vjet. Forcimi i lekut, ka ardhur për shkak të fluksit të lartë të valutës në tregun vendas ndikuar nga turizmi, investimet e huaja e remitancat, por edhe nga rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat