Secondary Adv

Cmime te reja reference per tokat, miratimi brenda prillit

Qeveria shqiptare parashikon që deri në muajin Prill të këtij viti të përcaktojë çmime të reja reference për tokat bujqësore dhe jo bujqësore në Shqipëri. 

 

Në  programin të përgjithshëm analitik të projektakteve  që do të paraqiten për shqyrtim në  Këshillin e Ministrave  gjatë vitit 2024 është edhe projektvendimi për “Për miratimin e metodologjisë per llogaritjen e çmimeve të tokës ne RSH, i cili parashikohet të kalojë në katërmujorin e parë të 2024-ës.

 

Ky dokument, do të ndiqet në katërmujorin e dytë të vitit nga projektligji “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në RSH i cili ka për qëllim të përcaktojë hartën e vlerës së tokës për pasuri të paluajtshme truall, tokë bujqësore, pyll, livadh, kullotë.

 

Vendosja e çmimeve të reja të referencës do ti paraprijë reformës për taksimin e pasurive të paluajtshme, taksë e cila do të aplikohet në bazë të vlerës së një prone

 

dhe rrjedhimisht do të ketë kosto të shtuara për qytetarët shqiptarë, por do të sjellë edhe më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit të cilat vijnë jo vetëm si rrjedhojë e taksimit, por dhe të transaksioneve, ku shitësi do të duhet të paguajë tatim më të lartë për shkak të rritjes së vlerës së pronës.

 

Vitin e kaluar qeveria hodhi për konsultim publik projektligjin e për taksimin e pasurive të paluajtshme, i cili pritet të miratohet në 2024, ku përcaktohen normat tatimore ne përqindje për të gjitha kategoritë e pasurive dhe synohet gjithëpërfshirje dhe rritje e të ardhurave në buxhet./Burimi: Scan 


Më të lexuarat