Secondary Adv

Ndryshon ligji per sigurine kibernetike, detyrime te reja per subjektet private

Ligji për Sigurinë Kibernetike do të pësojë ndryshime të rëndësishme.

 

Brenda katërmujorit të parë të vitit, Këshilli i Ministrave do të ketë gati një projektligj i cili do i japë kompetenca të reja organeve përgjëgjëse për sigurinë kibernetike, si dhe të sigurojë përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

 

Projetligji është parashikuar të jetë gati përpara majit maj në kalendarin e projektakteve të Qeverisë, dhe specififikisht parashikon zgjerim të kompetencave të Autoritetit përgjegjës për sigurinë kibernetike, përcaktim i qartë i strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike si dhe rolet dhe kompetencat e tyre.

 

Gjithashtu projektligji do të syonjë forcimin e detyrimeve të operatorëve të infrastrukturave të informacionit si dhe të masave të sigurisë kibernetike, trajtimi i gjendjes së situatave emergjente, krizës kibernetike si dhe përcaktimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e tyre, rregullimi i certifikimit të sigurisë kibernetike.

 

Paralelisht, po në katërmujorin e parë, do të ndërhyhet gjithashtu edhe në mënyrën e përcaktimit të rregullave dhe formave te vetëdeklarimit, si dhe procedurave për pajisjen me autorizimin e përmbushjes së standardeve e sigurisë elektronike. Bëhet fjalë për disa ndërhyrje në Ligjin e vitit 2023 “Për qeverisjen elektronike”.

 

Zhvilluesi i një sistemi në fushën TIK (autoritet publik apo subjekt privat qoftë) duhet:

 

së pari, të sigurojë që sistemet e teknologjisë së informacionit ta përpunojnë informacionin në mënyrë që të garantohet efikasiteti i ofrimit të shërbimeve;

 

së dyti, të evidentojë sistemet ose pjesët e sistemeve, të cilat janë kritike për ofrimin e shërbimit 24 orë në 7 ditë të javës dhe të ketë plane të dokumentuara për menaxhimin e riskut, teknikat e menaxhimit dhe të vlerësimit të performancës së tij.

 

Me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të këtyre teknikave të menaxhimit të riskut, institucioni kryen auditime të brendshme; të identifikojë të dhënat parësore dhe të dhëna të tjera, të cilat janë të rëndësishme për funksionimin e sistemit të tij të teknologjisë së informacionit.

 

Së treti, subjektet detyrohen të identifikojnë pajisjet e veçanta (hardware) dhe varësinë që sistemi, të dhënat dhe shërbimet kanë ndaj tyre. 

 

Ndryshimet do sigurojnë që të merren masa që dështimi i njërës prej këtyre pajisjeve të mos ndikojë në funksionimin e sistemit të teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve të ofruara.

 

Dhe së katërti, subjektet duhet të marrin masa që të dhënat e mësipërme, të cilat do të ruhen me qëllim rivendosjen e sistemeve dhe të shërbimeve në punë, të ruhen në një vendndodhje fizike dytësore e ndryshme nga ajo në të cilën ndodhen sistemet dhe të dhënat e institucionit gjatë veprimtarisë normale të tij./Burimi: Scan


Më të lexuarat