Secondary Adv

Kredia per blerje shtepie ne nivele te larta, kryeson Tirana

Qytetarët shqiptarë po marin gjithmonë e më tepër kredi për të blerë një shtëpi.

 

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i huave për individët rezulton se në tremujorin e tretë të 2023 është 266.6 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar një rritje me 8.7%.

 

Huaja për blerje apartamentesh është në nivelin më të lartë në kryeqytet. Totali kredive në kryeqytet ka arritur në 174,8 miliardë lekë duke u rritur me me afërisht 5 miliardë lekë.

 

Dhe ndikim kryesor në këtë ecuri ka pasur pikërisht huaja e akorduar per blerje banesash me rreth 128.2 miliardë lekë. Ndërkohë që e kundërta ndodh me kredinë konsumatore, ku Kryeqyteti rezulton me rënie.

 

Pas kryeqytetit Renditet Durrësi po niveli i kredive mbetet hsumë herë më i ulët me vetëm 10.7 miliardë por e ndikuar kjo edhe si rezultat i çmimeve më të ulëta të apartamenteve krahasur me Tiranën. Më pas renditet Vlora me 4.8 miliardë e Fieri.

 

Disa nga qarqet ku huaja bankare mbetet minimale janë Lezha e Korça. Pritshëmritë mbeten pozitive për aprovimin e huave edhe gjatë këtij viti.

 

Bankat raportojnë se kërkesa për blerje banese vijon që të mbajë peshë kryesore në huatë e aprovuara për qytetarët.

 

Ndërkohë që në total niveli i kreditimi në fund të 2023 ka arritur në 722 miliardë lekë ose rreth 8 miliardë më pak nëse e krahasojmë me nje vit më parë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat