Secondary Adv

Prokurimet me Inteligjence Artificiale, brenda 6 vitesh aplikimi dhe kontrolli me teknologji

Qeveria ka publikuar strategjinë që do të ndiqet për ndryshimin e rregullave në dhënien e koncesioneve dhe projekteve me formulën Partneritet-Publik-Privat.

 

Në dokument thuhet se gjithçka do të realizohet përmes aplikimit të inteligjencës artificiale. Duke filluar nga kryerja e vlerësimit për plotësimin e kritereve e gjithë procedura do të jetë me teknologji të avancuar. Projekti parashikohet të nisë në vitin aktual e duke vijuar deri në 2030-ën.

 

Por Inteligjenca Artificiale nuk do të përdoret vetëm në fazën e aplikimit dhe përzgjedhjeve. Aplikimi parashikohet edhe në menaxhimin e kontratave nga autoritet kontraktore dhe kontrollin e zbatimit të tyre.

 

Përmes kësaj, siç thuhet në dokument, synohet të luftohet edhe korrupsioni. Sipas dokumentit kryerja e vlerësimit automatik do të shmangte ryshfetet dhe ndikim e njeriut si faktor.

 

Në dokumentin shoqërues thuhet se rishikimi i ligjit për koncesionet erdhi si nevojë e përafrimit me direktivën e Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit “Screening”.

 

Strategjia bën përgjegjëse në zbatimin e këtij plani, Ministrinë e Financave, Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve dhe Agjencinë e Prokurimit Publik./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat