Secondary Adv

Vendimi per gazin, kompensim 50-100 per qind te kostove te konsumit per klientet ne nevoje

Ndonëse Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror, qeveria ka miratuar vendimin për statusin e klientit të nevojë për furnizimin me gaz natyror.

 

Përmes këtij vendimi klientët familjarë në nevojë do të mund të mund të gëzojnë kompensim të shpenzimeve për konsumin e gazit natyror.

 

Në vendimin e marrë dje (11 janar 2024) ku përcaktohen kriteret dhe procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë thuhet se mbështetja financiare varion nga 50% në 100% të kostove të konsumit, në varësi të kategorisë që i përket.

 

Sipas vendimit, mbështetja financiare varion nga 50% në 100% të kostove të konsumit, në varësi të kategorisë që i përket klienti që do të kategorizohet në nevojë.

 

Përfituese janë familjet me ndihmë ekonomike dhe të fondit 6% ( asistenca sociale) familjet që kanë anëtarë persona me aftësi të kufizuar, pensionistët, invalidët e punës, si dhe të verbrit.

 

Familjet duhet të vërtetojnë gjëndjen e të ardhurave të ulëta në raport me pagën minimale.

 

Gjithashtu familjet përfitojnë statusin nëse:  Gazi natyror përdoret si burim kryesor për furnizimin e përhershëm të banesës për ngrohjen apo përgatitjen e ushqimit në banesën ku jeton familja në fjalë;

 

Pajisjet e gazit natyror të klientit familjar lidhen me sistemin e shpërndarjes së gazit natyror përmes pajisjeve matëse të instaluara.

 

Vendimi saktëson se efektet shtrihen në momentin e operimit të infrastrukturës së gazit natyror, i cili përmbush kriteret sipas akteve ligjore në fuqi.

 

Konsumi maksimal i gazit për familje përllogaritet mbi bazën e periudhave sezonale dhe konsumit mesatar deri në 30 m3/muaj për një familje deri në 4 (katër) anëtarë. Nëse konsumi tejkalohet atëherë diferenca do të paguhet.

 

Të gjithë klientët familjarë, që përmbushin kriteret e kualifikimit kanë të drejtën të aplikojnë nëpërmjet portalit “e-Albania” në njësinë administrative vendore që mbulon territorin ku klienti ka vendbanimin ose vendqëndrimin për marrjen e statusit të klientit në nevojë të gazit natyror.

 

Operatori i sistemit të shpërndarjes do të ketë një regjistër me klientët në nevojë të gazit natyror./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat