Secondary Adv

Cerrik, Lame dhe Gjermeni shperndajne 200 leje legalizimi

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame dhe ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni shpërndanë 200 certifikata pronësie në Cërrik. Lame premtoi se ky proces do të vijojë me ritme të shpejta, duke theksuar se në kohën kur vendin drejtohej nga Partia Demokratike, në këtë qytet janë dhënë vetëm 6 legalizime.


“Sipas raportit të bërë nga drejtoria e legalizimeve në Elbasan për gjithë periudhën nga 2006-2013 për fat të keq janë bërë vetëm 6 legalizime në gjithë zonën”, deklaroi Lame.Ministrja Gjermeni pohoi se kanë marrë legalizimin edhe 18 familje në nevojë.“Në dy vite, në 24 muaj, janë legalizuar falas 45 mijë objekte, krahasuar me 22 mijë të 8 vitet e qeverisjes së mëparshme. Nuk jemi të kënaqur sepse duam ritme më të shpejta, duam që legalizimi të kryhet dhe të përfundojë si proces që vërtet t’i japim fund epokës së informalitetit”, theksoi Gjermeni.


Më të lexuarat