Secondary Adv

Reshje debore ne Diber dhe Kukes, ne disa akse probleme me qarkullimin

Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

 

Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi. Temperaturat shënojnë 5 gradë, ndërsa raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në Bypasin e Rrugës së Arbrit dhe segmentin Plan i Bardhë-Qafa e Buallit.

 

Po ashtu edhe territori i Kukësit gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm. Në qarkun e Kukësit, rrugët janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Po ashtu raportohet se disa zona janë pa energji elektrike./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat