Secondary Adv

Pranimet ne universitete online, Manastirliu: Baze te dhenash jo vetem per Maturen

Qendrës e Shërbimeve Arsimore do të ketë detyrë të zhvillojë teste në të gjithë shkollat e vendit, për të pasur një situatë të qartë mbi arsimin.

 

Sipas ministres Ogerta Manastirliu të dhënat do të shërbejnë mbi vendimet. Ajo shtoi se edhe pranimet në universitet do të zhvillohen përmes teknologjisë, ndërsa koha për njehsimin e diplomave të huaja do të shkurtohet.

 

Qendrës e Shërbimeve Arsimore do ti nënshtrohet ndryshimeve që do të kalojnë përmes disa fazave. Për këtë qëllim është firmosur marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, me ekspertizën e vyer të Qendrës së Vlerësimeve të Cambridge.

 

Ministrja Ogerta Manastirliu theksoi se përmes testeve do të krijohen të dhënat e plota që do të shërbejnë për masa dhe reforma

 

“Nga këto vlerësime, qofshin kombëtare, qofshin ndërkombëtare, ne të kemi bazën e të dhënave nga të cilat të nisemi për të përmirësuar cilësinë në arsim në të gjithë shkollat shqiptare”, tha Manastirliu.

 

Një nga synimet është përfshirja e teknologjisë jo vetëm në testet e Maturës. “Synojmë që testimet e dixhitalizuara të shtrihen nga matura shtetërore, tek testet e pranimit në universitete, të zgjerojmë gjithashtu edhe gamën e shërbimeve që ofron Qendra e Shërbimeve Arsimore”, theksoi ajo.

 

Njehsimi i diplomave mbetet në qendër të vëmendjes. “Ne jemi duke punuar me Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe së bashku sapo kemi finalizuar ndryshimet në rregullat për njohjen dhe njësimin e diplomave të studentëve dhe profesionistëve që kanë studiuar jashtë vendit,

 

duke reduktuar kohën e njohjes dhe pritjes së diplomave nga 45 ditë në 5 ditë për ata që kanë studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Japonisë, Izraelit”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.

 

Nënshkrimi i marrëveshjes u zhvillua në qendrën TUMO, një prej strukturave inovatore të mësimit dhe teknologjisë për fëmijët dhe të rinjtë./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat