Secondary Adv

Borxhi publik nen 60 per qind: Renie historike, niveli me i ulet nga 2011

Borxhi publik do të vijoj të ketë një trend të fortë ne ulje.

 

Tashmë ekonomia shqiptare ka hyrë në një fazë stabilizimi pas krizës së çmimeve, ndërsa projeksionet e qeverisë tregojnë se niveli i borxhit publik do të ketë ulje të ndjeshme gjatë viteve të ardhshme.

 

Situata e mirë fiskale e ka ndihmuar në permiresimin e treguesve fiskal.

 

Sipas Ministrisë së Financave, niveli i borxhit publik në raport me PBB, në fund të vitit 2023, parashikohet të ulet në rreth 61.5%, ndërkohë që në fund të vitit 2024 planifikohet në nivelin prej 59.8%.

 

Vlerësimet janë tepër optimiste edhe për vitet në vijim.

 

Trendi rënës i nivelit të borxhit publik pritet të përshpejtohet në vitet e ardhshme. Qeveria parashikon që të ulë borxhin publik deri në 52.7% në vitin 2031.

 

Statistikat  tregojnë se deri  në fund të muajit shtator 2023, borxhi i qeverisjes qendrore u vlerësua në nivelin 60.3% e PBB të pritshme për 2023, duke u ulur me 4.2% krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe me 14.2% krahasuar me fundin e vitit 2021.

 

Kjo situatë pozitive është ndikuar nga rritja e të ardhurave në buxhet gjatë  vitit 2023. Të ardhurat totale, për 11-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 586.38 miliardë Lekë krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 63.48 miliardë lekë ose 12.1% më shumë.

 

Një tjetër faktor që ka ndikuar në vënien në kontroll të borxhit publik është edhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore por edhe dobësimi i euros ndaj lekut që ka dhënë efekte te borxhi i jashtëm i qeverisë.

 

Vlerësimet janë optimiste edhe në lidhje me nivelin e rritjes ekonomike.Ecuria ekonomike parashikohet  të arrij në 3.7 përqind për vitin 2024./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat