Secondary Adv

Bashkia do ndertoje shtigje ne 7 destinacione turistike afer kryeqytetit

Të paktën shtatë destinacione turistike, të njohura për monumente natyrore apo historike, do të plotësohen me elementet e nevojshme për akses më të lehtë nga vizitorët.

 

Bashkia e Tiranës lidhi së fundmi kontratën për realizimin e projektit të zbatimit (studim projektimin) për objektin: “Ndërtimi i shtigjeve në disa objekte historike kulturore” në qytetin e Tiranës.

 

Kjo do të thotë se kompania fituese do të duhet të zbresë në terren për të shtatë destinacionet, duke bërë një vlerësim të gjendjes reale, si dhe të propozojë ndërhyrjet e nevojshme.

 

Produkt final do të jenë një relacion teknik dhe një analizë me ndikimin ekonomik, mjedisor dhe funksional të ndërhyrjes. Por cilat janë në fakt shtatë destinacionet apo pikat turistike ku parashikohet të ketë ndërhyrje?

 

Së pari, Kalaja e Persqopit, në Petrelë.

Dokumenti përshkruan se qyteza e vjetër e Persqopit ndodhet në jug të Tiranës, pranë Kalasë së Petrelës e ndërtuar në Malin Vila.

 

Për të mbërritur aty, kaloni kryqëzimin nga Tirana për në Qafë Kërrabë. Infrastruktura sipas dokumentit paraqet probleme.

 

Së dyti, Kalaja e Petrelës, në Petrelë.

Kalaja (400 m lartësi) ka një pozicion mjaft të mbrojtur. Ndërtimet i përkasin periudhave të ndryshme, të cilat duke u nisur nga teknika e ndërtimit dhe mbivendosja ndahen në disa faza.

 

Kjo kala ka formë trekëndore dhe perimetri i saj nuk i kalon 100 metra. Sipas dokumentit Ndriçimi rrugor mungon përgjatë rrugëve kryesore. Mungojnë hapësira për pushim, si dhe pika në të cilat të merren informacione për historikun e zonës. Gjithashtu mungon sinjalistika orientuese.

 

Së treti, Zona e Brrarit, Shtegu i Shpellës dhe Shtegu i Malit të Brrarit.

”Aksesimi i zonës së dytë nga aksi kryesor Tiranë – Rruga e Arbrit me destinacion kryesor fshatin e Brrarit, nga ku bëhet shpërndarja për në shtegun e Shpellës dhe shtegun e Malit ka disa problematika.

 

Ndër problemet më kryesore janë mungesa e sinjalistikës dhe infrastruktura e amortizuar në disa seksione të aksit.” thuhet në dokument.

 

Së katërti, Shtegu i Syrit të Ciklopit

Destinacioni i zonës në fjalë është fshati Skuterre, e cila është qendra e fundit e banuar nga ku nis Shtegu për në Syrin e Ciklopit, kjo zone ka disa problematika.

 

Nëpërmjet imazheve kuptohet se ndër problemet kryesore në gjendjen aktuale është edhe mungesa e sinjalistikës së duhur në destinacionet e zonës, si mënyrë orientimi për vizitorët e mundshëm.

 

Së pesti, Kalaja e Varroshit, në Ndroq

Kjo kala ndodhet në fshatin Ndroq mbi luginën e lumit Erzen, e ndërtuar mbi një kodër me lartësi 387 m, e cila ka shpat të pjerrët dhe tarraca të shumta.

 

Ndriçimi rrugor mungon përgjatë rrugëve kryesore. Mungojnë hapësira për pushim, si dhe pika në të cilat të merren informacione për historikun e zonës. Gjithashtu mungon sinjalistika orientuese.

 

Së gjashti Kalaja e Dorezit, në Dorez.

Kalaja e Dorezit gjendet midis Dorezit dhe Gorit, e ndërtuar mbi një kodër me lartësi 477 m, e cila ka shpat të pjerrët dhe tarraca të shumta.

 

Ndriçmi rrugor mungon përgjatë rrugëve kryesore. Mungojnë hapësira për pushim, si dhe pika në të cilat të merren informacione për historikun e zonës. Gjithashtu mungon sinjalistika orientuese.

 

Së shtati, Shpella e Pëllumbasit, Pëllumbas

“Kjo është një nga shpellat më të njohura të Tiranës. Udhëtimi nga Tirana për në fshatin e Pëllumbasit zgjat rreth 45 minuta.

 

Më pas do të ecni rreth 2 km në rrugën që të çon në “Shpellën e Zezë” ose “Shpella e Zezë e Pëllumbasit”. Panorama gjatë rrugës është e mahnitshme, mali që shtrihet në kanionet e lumit Erzen.

 

Ndriçimi rrugor mungon përgjatë rrugëve kryesore. Mungojnë hapësira për pushim, si dhe pika në të cilat të merren informacione për historikun e zonës. Gjtihashtu mungon sinjalistika orientuese” thuhet në dokument.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/tirana-turistike-bashkia-do-ndertoje-shtigje-ne-7-destinacione-afer-kryeqytetit/


Më të lexuarat