Secondary Adv

Bankat ne Kosove 7.5 mld euro asete, 1.26 mld investime jashte vendit

Mbi 7.5 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.26 miliard euro.

 

Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.91 miliardë euro me një rritje prej 27.8 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.13 miliardë euro.

 

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 863 milionë euro. Vlera e kredive të reja në muajin dhjetor 2023 ishte 193.7 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 138.8 milionë euro.

 

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 3.14%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.35% ku në muajin paraprak ishte 6.4%.

 

Raporti kredi-depozita për muajin dhjetor 2023 ishte në nivelin 80.2 %, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 3.2%.

 

Statistikat e sektorit bankar për muajin dhjetor 2023 

Asetet e bankave komerciale kanë shënuar rritje për 333.80 milionë euro, vlera e përgjithshme arrin në 7.54 miliardë euro

 

Investimet e bankave komerciale jashtë vendit arrijnë vlerën e 1.26 miliard eurove

Vlera e kredive bruto ishte 4.91 miliardë euro, rritje prej 27.80 milionë euro

 

Vlera kredive të reja ishte 193.70 milionë euro

Depozitat e klientëve rriten për rreth 246.50 milionë euro deri sa vlera e tyre arrin në 6.13 miliardë euro – rreth 25% e depozitave janë të afatizuara

 

Vlera e depozitave të reja ishte 138.80 milionë euro

Raporti kredi-depozita ishte në nivelin 80.20%

 

Kapitali i bankave komerciale ishte 863.0 milionë euro

Norma mesatare e interesit në depozita ishte 3.14%

 

Norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.35%

Margjina e normës së interesit kredi – depozita për këtë muaj ishte 3.20%./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/bankat-ne-kosove-7-5-mld-euro-asete-investimet-jashte-vendit-1-26-miliarde/


Më të lexuarat