Secondary Adv

Rindertimi, 996 apartamente ne Spitalle drejt perfundimit

Banorët e Spitallës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë në nëntor të 2019-ës shumë shpejt do të strehohen në godinat e reja.

 

Në Spitallë në lagjen ‘Rilindja’ 996 apartamente të ndërtuar për familjet e  prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, janë drejt përfundimit. 

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga lagja e rindërtuar.

 

‘Mirëmëngjes dhe me lagjen "Rilindja" në Spitallë me 996 apartamente drejt përfundimit!’- shkruan kryeministri Edi Rama.

 

Afro 900 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit në 4 vite për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që la pas 51 viktima, me qindra banesa të shembura e me mijëra qytetarë të pastrehë.

 

Aktualisht janë 6 mijë familje që kanë marrë çelësat e banesave të reja, pasi ka përfunduar ndërtimi i 3500 apartamenteve, 2200 banesa individuale si dhe janë rindërtuar 143 shkolla.

 

Ndërkohë rreth 1 mijë familje vijojnë të qëndrojnë në shtëpi me qira, në pritje të banesës së re./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat