Secondary Adv

Marreveshja me Italine per emigrantet, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese miratoi marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

 

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë në një konferencë për median lidhur me vendimin për marrëveshjen me Italinë për emigrantët për të cilët 30 deputetë të opozitës kërkuan shpalljen antikushtetuese.

 

Ndërkohë Dhoma e Deputetëve në parlamentin italian i dha dritën jeshile marrëveshjes! 

 

Me 155 vota pro dhe 115 kundër deputetët italianë kaluan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa fjala e fundit për ratifikim do t’i takojë Senatit.

 

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

 

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. 

 

Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat