Open banking, Sejko: Bankat ta realizojne deri ne qershor
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, thotë se deri në qershor të vitit 2024, bankat duhet të bëjnë investimet e duhura për të bërë të mundur pjesën e open banking.
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar te ‘Shtëpia e Biznesit”, Sejko u shpreh se ka një detyrim ligjor, të cilat bankat duhet ta respektojnë.
Sejko shtoi se Shqipëria është pranuar në sistemin SEPA, pas daljes nga lista gri të pastrimit të parave. Sipas tij, janë hequr shuma të mëdha cash nga qarkullimi.
“Për të thenë konkretisht, ka një ligj, është ligj për t’u zbatuar. Ne kemi ndërtuar një ligj për shërbimin e pagesave. Ne kemi ndërtuar kuadrin nënligjor të shërbimit të pagesave, ju kemi licensuar juve këtu.
Jemi në moment praktik, ka të bëjë me implementimin. Ajo që ka mbetur, është pjesa e open banking. Kemi një komitet kombëtar të pagesave. Komiteti është mbledhur në mënyrë frekuente.
Kjo është një nga çështjet kryesore, pjesa e open banking. Deri në qershor, kjo patjetër duhet bërë, nga bankat duhet bërë, është detyrim ligjor. Duhet prishur rehatia për t’u bërë kjo pjesë, është detyrim ligjor.
Në sensin e Bankës së Shqipërisë duhet t’i them disa gjëra këtu. Ne kemi bërë zhvillim të brendshëm tonin, sistemin e shlyerjes së pagesave në euro, me sistemin e Bankës së Shqipërisë, kursen miliona euro nga komisionet.
14 milionë kursim ishte viti i parë, përveç kohës. Kemi hequr shumë cash nga qarkullimi. Ne kemi dalë nga lista gri, jemi pranuar në sistemin SEPA.
Ky impemeltim i këtij sistemi, do jetë i unifikuar nga të gjithë, për shërbimet e pagesave të modernizuara. Ky është objektivi ynë kryesor i Bankës së Shqipërisë”, theksoi ai./Burimi: abcnews.al