Secondary Adv

AKSHI: E-Albania jashte funksionit per 2 ditet e ardhshme, ja arsyeja

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka njoftuar qytetarët dhe bizneset se do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve të saj gjatë fundjavës.

 

Sipas një njoftimi për shtyp, “Në kuadër, të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse,

 

Do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00”.

 

Sipas njoftimit nga kjo do të ndikohen shërbimet elektronike në portalin e-Albania, funksionaliteti i regjistrimit të një llogarie në portal, shkëmbimi i të dhënave midis sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit si dhe autentifikimi nëpërmjet single-sign-on në sistemet apo platformat elektronike.

 

“Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale dhe rritja e cilësisë së ofrimit të tyre për qytetarët dhe bizneset, ka qenë e do të mbetet misioni ynë!”, thuhet në njoftim.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/akshi-do-te-kete-nderprerje-te-shkurter-te-sherbimeve-online-ne-kuader-te-proceseve-per-permiresimin-e-tyre/)


Më të lexuarat