E lenë në harresë në këto vite, u desh ndërhyrja e Komisionit Evropian që rrugicat e brëndshme të Kalasëtë nisin rikonstruksionin. Është projekti i dytë që KE ndërmerr duke investuar për rivitalizimin e rrugicës së kalasë, me një investim prej 500 milionë lekësh, ku së pariu investua në rrugën “Egnatia” , që përshkon mes përmes kalanë. Investimi i dytëdhe më i madhi, prek tre rrugët kryesore të kalasë që janë më të vizituarat nga turistët, për shkak se në ato rrugica janë dy kulte fetare mbi 500 vjeçare, si xhamia mbret dhe kisha Shën Meria.
Elbasani i ngjan një kantieri të vërtetë ndërtimi, ku po punohet nga të katërta anët për rehabilitimin e akseve kryesore brenda qytetit, të cilat janë inspektuar nga kryeministri Edi Rama”.Kreu i ekzekutivit, për më shumë se 60 minuta, ka preferuar të shikojë nga afër të gjitha këto punime. Krahas kanalizimeve dhe trotuarëve, rrugët e reja do të ndriçohen nga këto drita, të cilat krybashkiaku Sejdini i quan një risi. “Do të jetë të tillë, rreth 175 ndriçues për dy bulevarde. Janë me kursim energjie, të prodhuara në Itali”, deklaroi Qazim Sejdini, kryebashkiak i Elbasanit.
Në brendësi të qytetit, atje ku po rehabilitohen 3 prej 8 rrugëve, kryeministri Rama iu drejtua me një fjalë banorëve të Elbasanit, duke i quajtur këto projekte si të një rëndësie të veçantë, në një kohë kur reforma e re territoriale e zgjeron ndjeshëm Bashkinë e derisotme.
Tre rrugë të brendshme të Kalasë së Elbasanit po rikonstruktohen me financim të Komisionit Europian. Punimet synojnë rivitalizimin e rrugëve “Kolë Papajani”, Xhaferr Kongoli” dhe “ Savete Mishta” dhe ruajtjen e autenticitetit të kësaj zone. Tre rrugë të brendshme të Kalasë së Elbasanit po rikonstruktohen falë një projekti të financuar nga Komisioni Europian.
Duke qenë se Kalaja e Elbasanit është "zonë e mbrojtur e kategorisë së parë" është treguar kujdes i veçantë që të ruhet autenticiteti i saj. Rivitalizimi i këtyre rrugëve prej kohësh ishte parë si domosdoshmëri nisur nga dëmtimet e shumta që ato kishin pësuar si pasojë e kohës, por edhe të ndërhyrjeve pa kriter të banorëve tëzonës.
Këto tre rrugë janë impakti i parë me brendësinë e Kalasë së Elbasanit, ato janë të përshkueshme nga turistët e shumtë të cilët vizitojnë Xhaminë apo Kishën që ndodhen brenda Kalasë.