Secondary Adv

Banka e Anglise le normat e interesit ne nivelin me te larte te 15 viteve

Banka e Anglisë mbajti të pandryshuara normat e interesit, pasi zyrtarët nuk ranë dakord, duke votuar të opsione.

 

Gjashtë nga nëntë anëtarë të Komitetit të Politikës Monetare votuan për të mbajtur normat në nivelin më të lartë të 15 viteve prej 5.25%.

 

Jonathan Haskel dhe Catherine Mann votuan për një rritje prej 0.25 pikë përqindjeje, ndërsa Swati Dhingra votoi për një ulje me të njëjtën masë.

 

Kjo ishte hera e parë që nga gushti 2008, me fillimin e krizës financiare globale, që politikbërës të ndryshëm  votojnë për të lëvizur lart e poshtë normat e interesit në të njëjtin takim.

 

“Ne duhet të shohim më shumë prova se inflacioni është duke rënë drejt objektivit prej 2% dhe do të arrijë stabilitet, përpara se ne të mund të ulim normat e interesit, tha guvernatori i Bankës së Anglisë Andrew Bailey.

 

Ndryshe nga deklaratat e mëparshme BoE hoqi paralajmërimin e saj se do të kërkohej “shtrëngim i mëtejshëm” nëse do të shfaqej presion i vazhdueshëm inflacioni. Në vend të kësaj, Banka tha se do të “shqyrtohej për sa kohë norma do të mbahet në nivelin aktual të saj”.

 

Zyrtarët në Rezervën Federale të SHBA-së dhe Bankën Qendrore Evropiane kanë qenë më të qartë se ulja e normave është në axhendë.

 

FED tha se normat e saj kanë arritur kulmin dhe do të ulen më vonë gjatë këtij viti.

 

Banka e Anglisë përsëriti se politika do të jetë shtrënguese për aq kohë sa të jetë e nevojshme, edhe pse uli parashikimin e saj të inflacionit për muajt e ardhshëm.

 

Inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit pritet të kthehet në 2% në tremujorin e dytë të këtij viti.

 

Standardi i jetesës së familjeve ka rënë gjatë dy viteve të fundit për shkak të inflacionit të lartë, duke kontribuar në sfidën elektorale me të cilën përballet kryeministri Rishi Sunak.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/banka-e-anglise-mban-te-pandryshuara-normat-e-interesit/)


Më të lexuarat