Secondary Adv

Katalonja shpall gjendje emergjente, perballet me thatesiren me te madhe ndonjehere

Qeveria e Katalonjës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas më shumë se 1000 ditë në përballje me thatësirën teksa ka zgjeruar kufizimet e ujit në Barcelonë dhe rajonet përreth.

 

Presidenti i Katalonjës, Pere Aragones, bëri të ditur se në disa zona nuk ka rënë shi për tri vjet teksa ka përshkruar situatën me thatësirën si më të keqen në historinë moderne.

 

Rezervat e ujit atje kanë rënë nën 16 për qind gjë që shtyrë në shpalljen e gjendjes emergjente, shkruan TheGuardian.

 

Masat tashmë të vendosura në veri të rajonit, përfshijnë reduktimin prej 20 për qind të ujitjes bujqësore dhe ndalimin e ujitjes së parqeve publike në Barcelonë.

 

Pishinat publike dhe private do të mbyllen me përjashtim të atyre në qendrat sportive, ndërsa ujërat nëntokësore do të përdoren për të shpëtuar 35 mijë pemë të qytetit nga tharja.

 

Nuk do të ketë dushe në plazhe dhe as shatërvanë dekorativë. Pjesë e kufizimeve do të jenë edhe kufizimi i larjeve të veturave. Kufizimet pritet të mbesin në fuqi për të paktën për 15 muaj.

 

Kjo do të thotë më shumë kufizime të ujit për 6 milionë njerëz në Barcelonë dhe në 201 komunat përreth Spanjës verilindore.

 

Më konkretisht, nëse banorët në zonat ku do të jenë në fuqi kufizimet do të ujisin kopshtin mund të gjobiten deri në 50 euro. Po ashtu, nëse një qytetar i Barcelonës kryen një shkelje të rëndë të lidhur me ujin mund të gjobitet deri në 3000 euro.

 

“Rezervat tona janë nën 16%. Situata është kritike në Barcelonë dhe rreth Girona-s, kështu që do të na duhet të marrim masa më të rrepta”, njoftoi zyrtarja e qeverisë Laura Vilagrà, përmes një programi në radio.

 

Periudha e thatësirës në Katalonjë ka nisur që në vjeshtën e vitit 2020./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat