Secondary Adv

Rekord, 3.4 mln udhetare fluturuan permes aeroportit te Prishtines gjate 2023

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka përmbyllur një vit të suksesshëm me një numër udhëtarësh që asnjëherë nuk është arritur më parë.

 

Sipas njoftimit, një numër prej 3 milionë udhëtarësh ishte arritur në muajin nëntor për të shënuar më pas 3 424 883 udhëtarë në fundit apo një rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% me shume se sa ne vitin 2022.

 

Sipas ANP-së, numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes, ku në muajin janar 2024 janë shërbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9% më shumë se sa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me janar 2023.

 

Njoftimi i plotë:

 

Aeroporti i Prishtinës ka përmbyllur një vit të suksesshëm me një numër udhëtaresh, asnjëherë të arritur më parë.

 

Një numër prej 3 milion udhëtarësh ishte arritur në muajin nëntor për të shënuar më pas 3 424 883 udhëtarë në fundvit apo një rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% më shumë se sa në vitin 2022.

 

Nr. i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes ku në muajin Janar 2024 janë shërbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9% më shumë se sa në muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me Janar 2023.

 

Muaji Janar 2023 kishte 235 576 udhëtarë dhe 808 fluturime të shërbyera.

 

Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtaret e saj duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024.

 

Për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve Aeroporti i Prishtinës këtë vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/mbi-3-4-milione-udhetare-fluturuan-permes-aeroportit-te-prishtines-gjate-vitit-2023/)


Më të lexuarat