Secondary Adv

Fermeret ne proteste para Ministrise se Bujqesise, paralajmerojne pershkallezim te tyre

Sindikata e Fermerëve të bashkuar protestuan paraditen e sotme para ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

 

Edhe në Shqipëri si në mbarë Europën fermerët janë ngritur në protestë për të kërkuar më shumë mbështetje.

 

Sindikata e Fermerëve të bashkuar protestuan paraditen e sotme para ministrisë së Bujqësisë në Tiranë. 

 

Ata kanë shpalosur pankartën me kërkesat e tyre:

 

1- Barazimi I TVSH-së për produktet bujqësore

2- Rimbursim për çdo litër qumështi

3- Naftë pa taksa pë mjetet bujëqsore

4- Faturë TVSh me çmim real nga pika te grumbullimit në ditën e dorëzimi të produktit

5- Subvencionim për farnat e fidanët

6- Subvencionim për produktet organike

 

Ata kanë paralajmëruar protesta gjatë të gjithë muajit shkurt duke filluar me Korçën nga dita e hënë. Protesta pritet të kulmojë në Tiranë në ditët e para të muajit mars./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat