Secondary Adv

Bota ne alarm, ngrohja globale kalon kufirin prej 1,5 grade Celsius

Shkencëtarët ngritën alarmin se ngrohja globale kaloi limitin e përcaktuar më herët prej 1.5 °C, sipas një dakordësie të liderve botërore në 2015.

 

Sipas shërbimit klimatik të BE Copernicus, temperaturat kanë vijuar të rriten në mënyrë shqetësuese gjatë vitit të fundit që konsiderohet edhe një periudhë me temperature rekord të nxehta.  

 

Shërbimi klimatik i BE bëri të ditur se ngrohja globale për herë të parë kaloi rritjen e temperaturës me 1.5 gradë Celsius përgjatë një viti.

 

Kjo rritje temperaturash bie ndesh me premtimin e dhënë në 2015 nga liderët botërorë që thanë se do të përpiqen të kufizojnë rritjen afatgjatë të temperaturës në 1.5C, gjë që shihet si thelbësore për të ndihmuar në shmangien e ndikimeve më të dëmshme.

 

Por kalimi i limiteve të rritjes së temperaturës nuk e thyen “marrëveshjen historike të Parisit”, por është një tjetër sinjal se bota të shkojë drejt këtij plani afatgjatë.

 

Veprimet urgjente për të ulur emetimet e karbonit mund të ngadalësojnë ngrohjen, thonë shkencëtarët.

 

Kufizimi i ngrohjes afatgjatë në 1.5gradë Celcius mbi nivelet “para-industriale”, përpara se njerëzit të fillonin djegien e sasive të mëdha të lëndëve djegëse fosile, është bërë një simbol kyç i përpjekjeve ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike.

 

Një raport historik i OKB-së në 2018-n tha se rreziqet nga ndryshimet klimatike, të tilla si valët e të nxehtit intensiv, rritja e nivelit të detit dhe humbja e jetës së egër, ishin shumë më të larta në 2 gradë të ngrohjes sesa në 1.5C.

 

Por të dhënat nga Shërbimi I Ndryshijmeve Klimatike të BE Copernicus tregojnë se temperaturat kanë vazhduar të rriten me një ritëm shqetësues nga viti i kaluar.

 

Periudha nga shkurti 2023 deri në janar 2024 arriti në 1.52C ngrohje. Kjo shkelje njëvjeçare nuk është befasi e madhe. Janari ishte muaji i tetë i ngrohtë rekord me radhë.

 

Shkencëtarët janë të ndarë për nivelin e temperaturave në 2023, ku një grup I quajtur ‘Berkeley Earth’ thotë, se ishte 1.5gradë C mbi nivelet para-industriale, ndërsa NASA thotë se ishte nën 1.5C të ngrohjes.

 

Por të gjitha grupet kryesore të të dhënave bien dakord për trajektoren e fundit të ngrohjes dhe se bota është në periudhën e saj më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve moderne dhe ka të ngjarë për shumë më gjatë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat