Secondary Adv

Ndryshimet ne ligjin e procedurave: Ulen ndjeshem gjobat, ja cilat jane nivelet e reja

Ndryshimet në ligjin për procedurat, që po diskutohen me biznesin, parashikojnë në disa raste ulje të gjobave për bizneset, në raport me nivelet ku janë aktualisht dhe shumë më të ulëta se sanksionet, që u vendosën në fund të vitit të kaluar, por që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.


Konkretisht, për mosedeklarim të punonjësve për bizneset e regjistruar si subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin, gjoba e parashikuar është 200 mijë lekë, nga 500 mijë lekë që është aktualisht.Për bizneset e tjera, gjoba është 50 mijë lekë, nga 50-250 mijë lekë, që është aktualisht dhe 500 mijë lekë që u vendos në nëntor të vitit të kaluar, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Kjo gjobë nuk aplikohet në rastin kur nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e aktivitetit të personit fizik te vetëpunësuar, evidentohen persona mbi 16 vjec te cilët kategorizohen si persona të papaguar të familjes.


Nëse biznesi fsheh pagën e punonjësit atëhere dënohet me gjobë në masën 100% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur.
Nëse nuk lëshon kupon tatimor, biznesi dënohet për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe pervec mases se gobes per tatimpaguesit e regjistruar per TVSH-në bëhet vlerësim tatimor  për tre muajt e fundit. Me ndryshimet që u rrëzuan nga kushtetuesja, gjoba u bë 500 mijë lekë.Është rifutur dhe neni për gjobë nëse bizneset nuk afishojnë çmimet në një vend të dukshëm por gjoba në këtë rast është ulur në 50 mijë lekë për bizneset e vogla dhe 100 mijë lekë për paguesit e tatim fitimit, nga 500 mijë lekë që u tentua në nëntor (edhe ky i rrëzuar nga Gjykata).


Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo Ñ– faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji apo të ligjeve specifike tatimore.

Më poshtë janë të gjitha ndryshimet ligjore të parashikuara për masat ndëshkimore:
Mosdeklarimi i punonjësve

Neni 119 “Mosdeklarimi i punonjësve” ndryshon në titull dhe permbajtje si më poshtë:
“Neni 119 “Mosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pages”
Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë për çdo punonjës të padeklaruar:
a) tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin, me gjobë prej 200 000 (dyqind mijë) lekë;
b) tatimpaguesit e tjerë, me gjobë prej 50 000 (pesedhjete mijë) lekë.
Kjo gjobë nuk aplikohet në rastin kur nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e aktivitetit të personit fizik te vetëpunësuar, evidentohen persona mbi 16 vjec te cilët kategorizohen si persona të papaguar të familjes. Ne kete rast pas konstatimit, tatimpaguesit përkatës i lihet kohë deri në 5 ditë kalendarike që të vërtetojë pranë organit tatimor se personi i evidentuar në vendin e aktivitetit është person i papaguar i familjes ose që bashkëjeton ligjërisht me të vetëpunësuarin sipas kuptimit ne Kodin Civil.
Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagen e saktë të përfituar nga punëmarresi si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës përvec detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimoe dhe kontributit të sigurimeve shoqerore dhe shëndetesore te llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën 100% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur. “


Mallrat e pashoqëruara me dokumente tatimore
Ne nenin 121 “Mallrat e pashoqëruara me dokumente tatimore”,  ndryshon në përmbajtje si më poshtë:
“ Për tatimpaguesin që mban në ruajtje, përdor ose transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, aplikohen masat dhe denimet si me poshte:
Tatimpaguesi i Tatimit të Thjeshtuar të Fitimit të cilët nuk janë të regjistruar per TVSH-ne, menjëherë në momentin e konstatimit i ndryshohet përgjegjësia tatimore duke kaluar si tatimpagues i TVSH-se. Për qëllim të konstatimit te mosdokumentimit të mallit detyrohet të lëshojë faturë sipas nenit 53 të këtij ligji dhe dënohet me gjobë në masën 50 000 lek.
Tatimpaguesi i regjistruar per TVSH-ne, detyrohet te dokumentoje mallin duke leshuar fature tatimore sipas nenit 53 te ketij ligji. Për qëllim të konstatimit te mosdokumentimit të mallit i kryhet rivlerësim i shitjeve në të njëjtën vlerë me vlerën e tregut të mallit të padokumentuar dhe aplikohet dënim sipas nenit 124, pika 1, të këtij ligji.


Kundërvajtjet administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale
Ne nenin 122 “Kundërvajtjet administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale, për lëshimin e kuponave fiskalë e të biletave” bëhen ndryshimet si më poshtë:
– Fjalia e parë e pikës 1, ndryshohet me këtë  përmbajtje:
“1. Tatimpaguesi, person juridik ose fizik, tregtar,  i cili detyrohet te perdore pajisjen fiskale ose sistemet e monitorimit te qarkullimit ne perputhje me percaktimet e ketij ligji, dënohet në rast se:
– Pika 1 shkronja a) paragrafit ii) ndryshon ne permbajtje si me poshte:
“ ii) nëse pas verifikimit të parë, sipas nënndarjes “i”, të këtij neni, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë, ose sistemin e monitorimit të qarkullimit, merret masa e bllokimit te veprimtarise ne vendin ku eshte konstuar shkelja per 15 dite kalendarike dhe i publikohet emri i tatimpaguesit, Nipti dhe emri i perfaqesuesit te biznesit ne faqen zyrtare te internetit te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.”


– Pika 1, shkronja b) ndryshon si më poshtë :
“b) nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve:
i) për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe pervec mases se gobes per tatimpaguesit e regjistruar per TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative të parashikuara  në nenet 71 dhe 72 të këtij ligji.
ii) për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas konstatimit të parë, sipas shkronjës “i”, të kesaj pike, nëse tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, pervec aplikimit të dënimit si në pikën i), merret masa e bllokimit te veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja per 30 dite kalendarike dhe i publikohet emri tatimpaguesit, Nipti dhe emri i perfaqesuesit te biznesit në faqen zyrtare te internetit te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
iii) për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pervec aplikimit te denimit si ne piken i), konsiderohet evazion tatimor sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131 të këtij ligji duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin”


shkronja c) ndryshon ne permbajtje si me poshte:
“c) lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore/biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore/biletën me vlerë të parashtypur, me gjobë, në masën 50 000 (pesedhjete mijë) lekë.”.
ç) lëshon kupon tatimor/deftese tatimore, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e furnizimit ose e çmimit të afishuar, me gjobë në masën 50 000 (pesedhjetë mijë) lekë;


shkronja d) ndryshohet si me poshte:
“d) nuk afishon në një vend të dukshëm një poster, që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit për të kërkuar kupon tatimor, ose nje poster që tregon të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera,në zbatim të pikës 3, të nenit 46, të këtij ligji, me gjobë në masën 50 000 (dhjetemijë) lekë, per secilën nga shkeljet ne këtë paragraf.”
shkronja
e) shfuqizohet


Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo Ñ– faturës tatimore me TVSH
Ne nenin 124 pika 2 shfuqizohet dhe zevendesohet me piken 2, 3 dhe 4 si më poshtë si dhe ndryshon numerimi per piken 3 dhe 4, ne 5 dhe 6:

 

2. Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo Ñ– faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji apo të ligjeve specifike tatimore. Per tatimpaguesit qe kryejne shkelje te perseritur te mosleshimit te fatures, pervecse aplikohet denimi me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, sipas pikes 1 te ketij neni, gjithashtu ndermerren masat si me poshte :
– tatimpaguesit që nuk eshte i regjistruar për TVSH-në, i ndryshohet pergjegjesia tatimore dhe  regjistrohet me kete pergjegjesi sapo konstatohet shkelja e perseritur;
-tatimpaguesit te regjistruar per TVSH dhe tatimin e thjeshtuar te fitimit, i ndryshohet pergjegjesia dhe regjistrohen per Tatimin mbi Fitimin.
– tatimpaguesi i Tatimit mbi Fitimin, perfshihet menjehere ne listen e subjekteve me risk per efekt te analizes se riskut.
Në rastet kur moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo Ñ– faturës tatimore me TVSH, eshte shkelje e perseritur nga tatimpaguesi me shume se 2 here, atehere perveç sa përcaktohet ne piken 1 dhe 2 te ketij neni, zbatohen edhe dispozitat e neneve 116 dhe 131 të këtij ligji”
Neni 130 “Mosafishimi i çmimeve të shitjes” ndryshon si me poshte:
“Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë me 100 000 lekë për tatimpaguesit e Tatimit mbi fitimin dhe 50.000 lekë për tatimpaguesit e tjere.Ministri i Financave percakton me udhezim rastet kur per natyren e aktivitetit permbushja e ketij detyrimi per afishimin e cmimeve te sherbimeve nuk mund te ushtrohet.


Më të lexuarat