Bashkia e Tiranes ve ne dispozicion 10 milion leke per te rinjte
Me rishikimin që i ka bërë së fundmi buxhetit, Bashkia ka ndarë një fond prej 10 milionë lekësh që do të shkojë për “Projektin e nxitjes së punësimit në ndihmë të krijimit të biznesit social rinor”.
Ky lloj projekti ndërmerret për herë të parë nga ky institucion dhe aktualisht në vendin tonë është i njohur vetëm përmes iniciativave private, ndërsa duket se ka filluar të funksionojë më së miri.Projekti në fjalë synon të krijojë lehtësi për krijimin e biznesve sociale që do të merren përsipër nga të rinj, me projektet dhe propozimet e tyre inovatore, duke ofruar një plan biznesi bindës dhe konkurues.
Akses në këtë projekt do të kenë të rinjtë nga mosha 30-37 vjeç, të cilët me hapjen e një biznesi social do të rrisin numrin e të punësuarve.Kategori përfituese, sipas Bashkisë së Tiranës, do të jenë ata të rinj të cilët kanë kurajon e sipërmarrjes për të krijuar një natyrë biznesi të suksesshme me një plan të detajuar dhe të mirëkonceptuar.Kohëzgjatja e projektit është 6 muaj, ndërsa pritet që së shpejti Bashkia të bëjë publike detajet e aplikimit.