Kina investon 10 mln Juane per pajisje bujqesore ne Shqiperi
Qeveria kineze do të investojë 10 milion Juanë për pajisje bujqësore dhe objekte të tjera në ndihmë të Shqipërisë.Marrëveshja u nënshkrua sot në ambientet e Kryeministrisë në prani të dy zëvendëskryeministrave të të dy vendeve.
Numri dy i qeverisë shqiptare, Niko Peleshi e konsideroi marrëveshjen si një tjetër hap konkret nga pala kineze, për asistencën e saj në drejtim të modernizimit të sektorit të bujqësisë në vendin tonë.Gjithashtu Z. Peleshi informoi palën kineze se pala shqiptare ka dorëzuar draft-marrëveshjen e ndërsjellët për lehtësimin e vizave për kategorinë e turistëve dhe biznesmenëve, të të dy vendeve, e cila pritet ti shërbejë ndjeshëm rritjes së numrit të turistëve dhe investitorëve kinezë në Shqipëri.Iniciativa e propozuar nga qeveria kineze “Mbi bashkëpunimin midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore 16+1” është një tjetër instrument i rëndësishëm që po pasuron më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.