Secondary Adv

Projektet e reja te transportit, Ballkani do lidhet me 8 vende te BE

Hartat e reja të transportit parashikojnë krjimin e korridorit të Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Lindor.

 

Hartat e reja të transportit parashikojnë krjimin e korridorit të Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Lindor, duke mundësuar që për herë të parë vendet e Ballkanit të lidhen me 8 vende të Bashkimit Evropian.

 

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, prezantoi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese raportin për Shqipërinë, duke e vënë theksin te projektet që pritet të zhvillohen në vijim. Sipas tij, Shqipëria duhet të fokusohet në zhvilimin e rrejtit hekurudhor në vitet në vijim, teksa bëri me dije fazën në të cilën ndodhen disa projekte që bashkëfinancohen nga Bashkimi Evropian.

 

Zajkonsek e vendosi theksin edhe te nevoja e lidhjes së aeroporteve me rrjetin hekurudhor, si dhe te mirëmbajtja e rrugëve apo hekurudhave pas investimit në ndërtimin e tyre.

 

Komuniteti i Transportit përbëhet nga 33 anëtarë, 27 prej të cilëve janë vendet e Bashkimit Everopian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor./SCAN TV


Më të lexuarat